E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmendore për oktapodin Paul

Oktapodi Paul, i cili u bë i famshëm duke parashikuar rezultatet e ndeshjeve gjatë Kampionatit Botërorë të Futbollit në Afrikën e Jugut, prej tani është përjetësuar me një përmendore në akuariumin ku kaloi jetën.

Akuariumi “Sea Life” në Oberhausen të enjten zbuloi replikën plastike të oktapodit Paul, e cila me ekstremitetet e veta mban një top futbolli. Kjo replikë paraqet përmendoren e gjatë 1.8 metra, njoftoi AP.

Zëdhënësja e akuariumit, Tanja Munzig, tha se hiri i oktapodit Paul, trupi i të cilit u kremua, është vendosur në një urnë dhe gjendet brenda topit. Munzig tha se adhuruesit nga mbarë bota e dëshiruan këtë përmendore.

Oktapodi Paul parashikoi saktë të gjitha rezultatet e shtatë ndeshjeve të reprezentacionit të Gjermanisë, si dhe rrjedhën e finales, në të cilën luajtën Spanja dhe Holanda. Paul parashikonte fitoret duke hapur njërën prej dy kutive, ku secila prej tyre përmbante një guaskë dhe flamurin e një shteti

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›