Matura 2011, klasifikimi i koeficientëve
21/01/2011 Ndryshimet në procedurën e testimit, 12 lëndët vendimtare për pranimet në universitete
Kandidatët që duan të rijapin provimet me zgjedhje duhet të bëjnë kërkesë pranë shkollës
Për të vijuar procedurën e aplikimeve për garën e pranimeve në universitetet publike gjatë vitit të ardhshëm, maturantët do të duhet të marrin nota kaluese në katër testime, dy provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje. Në maturën e këtij viti maturantët duhet të tregojnë kujdes të veçantë në përzgjedhjen e lëndëve që janë të ngjashme me profilin e shkollës së mesme që ndjekin, pasi në këtë rast në procesin e llogaritjes së rezultatit final do të përfshihen koeficientë më të lartë. Grupet e punës tashmë kanë përcaktuar edhe koeficientët që do përdoren gjatë maturës 2011, duke bërë diferencimet përkatëse ndërmjet koeficientëve të llojit të shkollës së mesme dhe koeficientëve që vetë fakultetet kanë propozuar për të gjitha programet studimore. Gjithashtu konfirmohet se nuk do të ketë ndryshime të peshës që nota mesatare do të zërë në procesin e llogaritjes. Sipas përcaktimeve, kjo e fundit (duke përjashtuar profilet social-kulturore) do të vlerësohet me 20 për qind të peshës krahas komponentëve të tjerë të maturës.
Provimet
Zhvillimi i provimeve të Maturës Shtetërore 2011, si për lëndët e detyruara, ashtu dhe për lëndët me zgjedhje do të mbyllet në fund të muajit qershor. Po ashtu edhe për këtë vit, formulari A1 do të përmbajë 12 lëndë me zgjedhje, nga të cilat maturantët do të veçojnë vetëm dy prej tyre. Kujdes i veçantë duhet treguar me lëndët e gjuhëve të huaja, ku është e ndaluar që të përzgjidhen për provimet me zgjedhje dy lëndë të gjuhëve të huaja. Kandidatët që kanë konkurruar gjatë maturave të shkuara, por që nuk janë shpallur fitues, mund të hyjnë në garën e pranimeve të këtij viti edhe me rezultatet e mbartura. Ndërkohë që në rregulloren e pranimeve përcaktohet që këta kandidatë kanë të drejtë që të kërkojnë edhe ndryshimin e rezultatit. Kjo e fundit përcakton që këta kandidatë duhet që më parë të bëjnë një kërkesë, ku përcaktojnë se do të përfshihen sërish në testimet me zgjedhje duke përcaktuar lëndën që duan të japin provim. “Në rastet kur kandidatët dëshirojnë të rijapin provimet me zgjedhje, i rijapin ato në shkollat e mesme ku kanë dhënë provimet e detyruara. Për këtë, ata duhet të bëjnë kërkesë pranë komisionit shkollor të maturës, kërkesë e cila konsiderohet e vlefshme vetëm pasi të jetë depozituar edhe mandatpagesa e derdhjes së detyrimit financiar të përcaktuar për këtë rast.
Shkollat profesionale
Me ndryshime do të shoqërohet edhe procedura e testimit të kandidatëve që kanë mbaruar arsimin e mesëm profesional ndër vite. Për këtë kategori rregullorja e provimeve të maturës ka përcaktuar edhe kushtet përkatëse të testimit. Konkretisht, nxënësit e shkollave profesionale dhe social-kulturore që i janë nënshtruar Maturës Shtetërore 2006 e në vijim, nuk japin provimet e detyruara kur kanë marrë Dëftesë Pjekurie. Ndërsa nxënësit e këtyre shkollave, që kanë marrë Dëftesë Pjekurie para 2006, do të duhet të japin provimet sipas listës së lëndëve të detyruara e me zgjedhje të pasqyruara në formularin A1.
Kushti i pranimit
Provimet e detyruara dhe me zgjedhje të maturës i jep çdo nxënës që ka përfunduar vitin e fundit të shkollës së mesme dhe ka plotësuar formularin A1. Çdo maturant mbetës, qoftë dhe në një nga provimet e detyruara apo me zgjedhje (D1, D2, Z1 a Z2), ka të drejtën e riprovimit të lëndëve në vitin e ardhshëm shkollor. Ai ka të drejtë të konkurrojë për programet e studimit në institucionet e arsimit të lartë publik vetëm pasi të ketë shlyer këto detyrime, çka do të thotë se duhet të presë një vit për të konkurruar sërish për shkollat e larta.
Lëndët e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore janë:
a) Fizikë b) Kimi
c) Biologji d) Histori
e) Gjeografi f) Njohuri për Shoqërinë
g) Njohuri për ekonominë, Filozofi h) Gjuhë angleze
i) Gjuhë frënge j) Gjuhë italiane
k) Gjuhë gjermane l) Gjuhë spanjolle
Përzgjedhja e lëndëve
Sipas ekspertëve, konkurruesit për universitet duhet të bëjnë shumë kujdes, në mënyrë të tillë që të caktojnë ato lëndë që përshtaten me profilin e shkollës së tyre, për vetë faktin se këto të fundit rezultojnë të kenë edhe koeficientin maksimal në përllogaritjen e rezultatit final. E kundërta do të ndodhte, në rast se do të përcaktoheshin për provimet me zgjedhje lëndë që nuk janë të profilit të shkollës së mesme ku ka mbaruar maturanti. Në këtë rast, ai do t’i heqë vetes shumë pikë, për shkak se koeficientët që do të përdoren në llogaritjen e rezultatit final do të jenë më të ulët për rastet kur nxënësi që i përket profilit shoqëror cakton për provimet me zgjedhje lëndë të profilit natyror dhe e anasjella.
Llojet e koeficientëve
Edhe për këtë vit maturantët do të kenë në dispozicion dy lloje koeficientesh, mbi bazën e të cilëve do të duhet të përzgjedhin lëndët dhe degët ku duan të ndjekin studimet e larta. Llojet e koeficientëve do të jenë të ndara sipas profilit të shkollës së mesme dhe degëve të fakultetit. Në grupin e parë do të përfshihen 5 koeficientët e llojit të shkollës së mesme, ku çdo degë e shkollës së lartë ka në dispozicion 5 koeficientë, nga 1.0 deri në 1.4 . (1.0, 1.1, 1.2, 1.3, 1.4), me të cilët vendos preferencën e saj për llojet e ndryshme të shkollave të mesme të grupuara në 10 grupe kryesore, që dallohen nga planet dhe programet që zbatojnë. Gjithashtu çdo degë e shkollës së lartë do të shpallë propozimet edhe për lëndët me zgjedhje të profilit të saj, për të cilat do të kenë dy lloje koeficientësh në dispozicion. Ndonëse nuk janë miratuar përfundimisht, ato mendohet të jenë nga 1.0 në 1.3.
Llojet e shkollave të mesme
Koeficientët do të jenë të ndryshëm sipas llojit të shkollës, përkatësisht janë 10 tipe shkollash të mesme të përgjithshme, si: profili i përgjithshëm, natyror, shoqëror, shkolla teknike ekonomike 5-vjeçare, teknike profesionale 5-vjeçare, social-kulturore e gjuhëve të huaja, social-kulturore artistike dhe sportive, social-kulturore pedagogjike (4-vjeçare), me kohë të shkurtuar, si dhe teknike-profesionale me kohë të shkurtuar.