E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungaria para falimentimit?

Pas reagimeve të nervozuara të tregut financiar ndërkombëtar, qeveria e re e Hungarisë po mundohet që të ulë frikën e një krize borxhesh, të ngjashme me atë në Greqi.

Deklaratat nga partia qeveritare FIDEZ, për një falimentim të mundshëm të shtetit, janë të ekzagjeruara, tha Sekretari i Shtetit për politikën financiare Mihaly Varga në Budapest.

Kabineti deri të hënën do të përpilojë një katalog me masa që të mund t'i përmbahet kufirit të deficitit, i cili është 3,8 për qind të prodhimit bruto të vendit.

Flitet për një krizë të buxhetit në një vend të BE-së jashtë euro-zonës, që kishte ngjallur shqetësim në mesin e javës për pasiguri të konsiderueshme në tregjet financiare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›