Papa përfundoi vizitën në Qipro
Me një meshë në pallatin e sportit në Nikozi, Papa Benedikti i XVI-të përfundoi vizitën e tij treditore në Qipro. Ai prezantojë gjatë meshës edhe dokumentin për sinodin e ipeshkëve për Lindjen e Mesme, që do të mbahet në tetor në Romë.
Të shtunën, Papa kishte trimëruar të krishterët në Lindjen e Mesme, duke kërkuar nga ata që të qëndrojnë në vendlindjet e tyre.
Vetë prania e tyre në rajon është tashmë një shprehje e angazhimit të palëkundur për dialog dhe pajtim, tha Benedikti i XVI-të gjatë meshës në kishën e Nikozisë.
Në meshën e sotme u tubuan rreth 10 mijë njerëz, përfshirë këtu edhe qipriotë, si dhe pelegrinë nga Siria, Jordania dhe Libani.
Papa foli edhe për konfliktin mes Izraelit dhe palestinezëve, i cili doli sërish në sipërfaqe, pasi që forcat izraelite sulmuan flotën humanitare, e cila ishte nisur në drejtim të Rripit të Gazës, duke vrarë me këtë rast nëntë aktivistë nga Turqia.
“Të krishterët duhet të ofrojnë një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e drejtësisë dhe të paqes, duke e dënuar me guxim dhunën, pa marrë parasysh burimin e saj dhe të sugjerojnë zgjidhje, të cilat mund të arrihen nëpërmjet dialogut”, tha Papa Benedikti.