E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungaria premton angazhimin për njohjen e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër të vizitës që po zhvillon në Budapest, ka takuar presidentin e këtij vendi, Pal Shmit.

Dy zyrtarët kanë konstatuar marrëdhënie të mira mes dy vendeve dhe janë zotuar për forcimin e bashkëpunimit, sidomos në fushën e ekonomisë dhe në procesin e njohjeve të Kosovës.

Shmit ka premtuar kontributin e tij, duke thënë se numri prej 81 vendesh që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, do të vazhdojë të rritet.

Presidentja Jahjaga ka takuar edhe kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, Laslo Kover, ndërsa ka vizituar edhe Bazilikën në qytetin e Esztergomit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›