Tensionohet gjendja në Mitrovicë, serbët bllokojnë urën

Qindra serbë, gjatë orëve të vona të natës kanë bllokuar urën kryesore mbi lumen Ibër në Mitrovicë. Në fillim ata kanë thyer kamerat e sigurisë, që ishin të vendosura në urë dhe pastaj kanë shkarkuar edhe disa maune me zhavorr për të ndaluar qarkullimin e plotë të automjeteve.
Lajmi bëhet i ditur nga “Kosova Press” e cila thekson se për të parandaluar agravimin e situatës drejt bllokadave të serbëve janë nisur forca të KFOR-it dhe të policisë.
Reagimi i serbëve vjen pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi se më 16 shtator, doganierët dhe Policia e Kosovës do të vendosën në pikat kufitare 1 dhe 31 por këtë veprim të Prishtinës zyrtare po e kundërshtojnë strukturat paralele në veri.