Huntelaar nuk lëviz nga Schalke

Nga Express më 10 maj 2011 në ora 19:05
Klaas-Jan Huntelaar nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Schalke 04. Këtë e ka konfirmuar të martën vetë futbollisti 26 vjeç për tabloidin gjerman, Bild.
“Nuk do të largohem nga Schalke për faktin se nuk luajmë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Unë ndihem pjesë e kësaj skuadre në të gjitha aspektet”, tha sulmuesi holandez. Ish futbollisti i Ajaxit, Real Madridit e Milanit pati një fillim të mirë të eksperiencës në skuadrën nga Gelsenkirchen, por një lëndim i pësuar gjatë dimrit ia pamundësoi ta shfaq vlerën e tij në pjesën e dytë të sezonit.