E Shtunë, 31 Tetor 2026

Huntelar firmos për Realin e Madridit deri në vitin 2013

Madrid - Sulmuesi holandez, Huntelar, firmosi sot pas mesdite kontratën e tij me klubin më të madh në botë, Realin e Madridit. Futbolllisti do të jetë pjesë e kampionëve të Spanjës deri në vitin 2013. Sulmuesi i ri i madrilenevë, menjëherë pas mbërritjes së tij sot në Madrid gjatë mesditës, bëri analizat mjekësore, dhe në orën 13:00 (lokale) hodhi firmën e tij në praninë e presidentit Roman Kalderon.

Huntelari do të mbajë numrin 19 me skuadrën e Realit, dhe do të fillojë të luajë në muajin janar, në kampionatin spanjoll dhe në Ligën e Kampioneve. Vetë futbollisti është shprehur mjaft i lumtur që do të mbrojë ngjyrat e një ekipi si Reali i Madridit. Edhe presidenti Kalderon shprehu kënaqësinë e tij që një futbollist si Huntelari do të jetë pjesë e Realit në objektivat e tij për vitet e ardhshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›