Pështjellohet skandali në Spanjë, dyshime edhe për Atletik B.-Levante
Madrid - Skandali i bërë publik përpara pak ditësh për manipulim të ndeshjes Malaga-Tenerife, zgjerohet edhe me takimin Atletik Bilbao-Levante. Lajmin e bujshëm e ka bërë publik sot kanali Popular TV, i cili përfshin në këtë skandal kapitenin e Levantes, Injaki Deskarga, dhe presidentin, Hulio Romero.
Takimi i dyshuar si i paracaktuar midis këtyre dy ekipeve, është luajtur në sezonin 2006-2007. Ndeshja ëhtë mbyllur me fitoren e Atletik Bilbaos, e cila kaloi tek më të mirat duke lënë jashtë Selta Vigon. Materialet pritet t’i kalojnë prokurorisë, e cila do të zbardhë ngjarjen e plotë.
Ky skandal në një nga kampionatet më kryesorë të globit, vjen pas atij të vitit 2006 në Itali. Mbetet në dorën e prokurorisë për të zbardhur ngjarjen e pazakontë, dhe të njerrë në dritë të implikuarit në të.