Më interesante të thuash: Jam nga Shqipëria
Poetja e njohur, Lindita Arapi, vlerësohet me çmimin “Nositi” në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, “Poeteka”. Ndonëse motivimi është kontributi për ngritjen e urave të komunikimit në mes dy kulturave, poetja e ardhur nga Gjermania rrëfen ndjesinë e përfaqësimit shqiptar të atij kontingjenti pararojë për imazhin e Shqipërisë në Evropë. ǒdo të thotë të jesh autor shqiptar në një vend të huaj? Arapi, së shpejti në treg me një roman, mbi traumën komuniste në vështrimin femëror, si perceptohet komunizmi në tri gjenerata femrash
Me vetëdije apo pa vetëdije, automatikisht shqiptarët që kanë lënë atdheun vendosen në mes individit dhe Shqipërisë. Ndryshe na vjen më qartë perceptimi i përfaqësimit.
Kjo ka ndodhur rëndom, kur flasim për shumë artistë, studiues, shkrimtarë dhe intelektualë, të cilët kanë ndjerë se nuk janë vetëm aty, si një person, por është hapur rrethi, i cili është Shqipëria. Ky është reflektimi i poetes Lindita Arapi, që përfundimisht e ka bërë ndarjen: s’mund të jetë më vetëm në Shqipëri, por thotë dhe se s’mund të jetë më vetëm në Evropë. Poetja ka ardhur nga Gjermania në ditët e festivalit të poezisë që po organizohet në Durrës, “Poeteka”, prej së cilit është nderuar me çmimin “Nositi”, me motivin e kontributit për ngritjen e urave të komunikimit mes dy kulturave. Mbi këtë motiv aq shumë të përdorur për rangun e saj, Arapi kërkon të flasë për lajmet e mira që mbërrijnë në Evropë nga Shqipëria, ndonëse me një ritëm të ngadaltë, por që tregojnë për rehabilitimin e imazhit. Aq e lidhur është kjo gjendje shqiptare me poeten, sa arsyet e mësipërme të vetëdijes së përfaqësimit e bëjnë të shprehet me sinqeriteti se ndryshe nga një autore franceze, që prezantohet në Gjermani si individ, ajo si autore i duhet t’u përgjigjet pyetjeve më kardinale, interesimit politik dhe social që të huajt kanë për Shqipërinë. Është arsye letrare, por më tepër interesante kur poetja u tregon atyre se është nga Shqipëria.
Jeni vlerësuar nga Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Poeteka” me çmimin “Nostiti”, me motivacionin e vendosjes së “Urave të komunikimit. Është një motiv i përdorur mjaft shpesh, duke e konsideruar si përfaqësim shqiptar. Çfarë ndjesie ju krijon akoma ky motiv?
Për mua është një emocion i veçantë për çdo vlerësim që vjen nga Shqipëria, për mua është një nga vlerësimet më të mëdha. Sado që mund të marrësh një vlerësim jashtë, por kur ai vjen nga vendi yt është një lloj tjetër emocioni. Shqipëria ushtron fuqi magnetike gjithmonë kur je jashtë, dhe fakti që përmes punës sime, leximeve kaq vite në vend të huaj, pjesëmarrje nëpër konferenca dhe artikujve të ndryshëm për Shqipërinë, tregon se ky vend nuk më ka lënë të qetë. Unë mund të them se të jesh një autor apo artist francez në Gjermani t’i prezantohesh si individ, pra, është parësore individi që prezanton punën e tij dhe për një francez është pa rëndësi nëse ai i bën mirë Francës apo jo. Ai funksionon më shumë si individ. Ndërsa të jesh një autor apo individ shqiptar në Perëndim mua më duket sikur kemi një rol, të mveshur me vete, të cilin edhe nëse nuk e bën në mënyrë të vetëdijshme si strategji të caktuar, ne prezantojmë vlerat më të mëdha. Ne automatikisht duam që përmes punës sonë të prezantojmë vlerat më të mira shqiptare. Individi është i pandashëm, me të qenit shqiptar. Ndarja, shkëputja, përjashtimi, për një kohë të gjatë e Shqipërisë nga vlerat, nga Evropa dhe rikthimi i saj në këtë kohë na e bën ndoshta më të thekshme edhe si ndjesi.
Pse për një shqiptar jashtë, qoftë ky autor, apo artist është kaq e vështirë shkëputja nga përfaqësimi dhe të prezantuarit si individ?
Automatikisht për një shqiptar ka një funksion tjetër prezantimi. Sepse Shqipëria ka nevojë për rehabilitimin e imazhit. Problemi është se edhe sikur unë të mos dua t’i kushtoj vëmendje këtij aspekti të dytë, të qenit shqiptar, por t’i kushtoj vëmendje vetëm aspektit të parë individit, kjo ndodh. Dua t’ju tregoj një rast, madje më ka ndodhur shpeshherë kur jam nëpër lexime apo aktivitete të ndryshme ku unë prezantohem si autore, publiku gjerman automatikisht më lidh mua,menjëherë me Shqipërinë dhe shkaktohet një interes i madh. Ti je në mes me punimet e tua, me leximin tënd, por përreth teje sikur përhapet një lloj... ndjesie që ti nuk je vetëm aty, si një person, artist, këngëtar apo letrar si mund ta themi. Por, sikur hapet një lloj rrethi, e cila është Shqipëria dhe menjëherë vendoset edhe Shqipëria pas meje. Gjithmonë interesi është i madh, se çfarë ndodh tani në Shqipëri, çfarë bëhet tani në Shqipëri, si është gjendja atje etj.
Ju e keni përzemër të quani një kontingjent artistësh, studiuesish dhe intelektualësh si pararojë të imazhit të Shqipërisë, për mbërritjen e vendit tonë në Evropë. Si po prezantohet tani realiteti shqiptar në Evropë?
Duhet të themi një gjë, ngadalë-ngadalë, ndoshta po shtohet edhe ritmi, dhe nuk është më aq ngadalë në këto vite e fundit, lajmet e mira nga Shqipëria po bëhen prezente edhe në Evropë. “Ok”, imazhi i shqiptarëve në Evropë, është ende një imazh i rënduar nga elementët negativë, por rehabilitimi i këtij imazhi ka filluar. Këtë nuk e bëmë vetëm ne, një kontingjent artistësh apo studiuesish, apo studentët, intelektualësh që kanë arritjet e tyre në vendet ku janë, dhe kontribuojnë për vendin e tyre, të cilët mund ta quaj pararoja e mbërritjes së Shqipërisë në Evropë. Mund ta quaj vërtetë pararojë, sepse ata bëjnë një punë të vetëdijshme, apo të pavetëdijshme, pro vendit të tyre. Por lajme të tilla të mira për Shqipërinë nuk vijnë vetëm nga ky kontingjent pararojë. Nuk do t’i quaj kontingjent refugjatësh, apo emigrantësh, që përmenda më lart, që është kontingjenti më aktiv që prezanton kulturën shqiptare. Po, lajme të mira nga Shqipëria kanë filluar edhe vetë nga gazetarë që mbërrijnë këtu, investitorë, vizitorë etj. Pra, është krijuar një lloj ambienti tjetër. Këtë e vërej edhe kur shfleton të përditshmet e huaja, që ka shkrime pozitive për Shqipërinë, ose më saktë janë shtuar shkrimet e tilla për Shqipërinë në aspekte të ndryshme. Gjë që është shumë e rëndësishme. Pra, realiteti i ri shqiptar i krijuar vitet e fundit jep shanse për një prezantim më të mirë të Shqipërisë në Evropë.
Kur jemi në një moment, kur propaganda e “urave të komunikimit” është konsumuar dhe përditë dëgjojmë retorikën politike të përfshirjes së vendeve në BE, mund të na thoni se përse po bëhet aq e domosdoshme njohja – një tendencë në kërkim të gjetjes së formave të reja të lëvizjeve sot, jo vetëm letrare, por për njohjen reale të një vendi, në këtë rast edhe Shqipërisë?
Të njohësh tjetrin është një proces që fillon nga komunikimi gjithë kohën. Të huajt që vijnë këtu nuk e njohin gjuhën. Por interesi është për një Shqipëri që po del ndoshta nga ajo, gjendja e zymtë në të cilën ndodhej. Tani, në Shqipëri, këtë e thonë dhe gjithë autorët e huaj që kanë qenë këto ditë në festival e poezisë, vihet re vitaliteti, një energji e plotë, një lëvizje, dëshirë për të bërë diçka. Populli i ri, dhe të gjitha këto janë elementë shumë të fuqishëm, të cilat i mrekullojnë të huajt. Interes tjetër në fakt tek njohjet e përbëjnë njohja e trashëgimisë kulturore, p.sh. Durrësi ofron kaq shumë mundësi. Një drejtor i festivalit poetik të Berlinit, që quhet “Zebra”, tha se “ne kemi shumë gjëra në muzeun e Berlinit, por nuk kemi këtë lloj lashtësie që ta prezantojmë, si kjo që keni ju në Shqipëri, jo”. Në aspektet e veçanta që ofron Shqipëria përballë botës, vërtetë duhet theksuar se ky lloj dinamizmi që vihet re në Shqipëri nuk është aq prezent në Evropën tashmë të ndërtuar, dhe gati të plakur. Këto janë aspekte që i tërheqin të huajt, të cilët vijnë këtu. Tek momenti i urave të komunikimi, që ju thatë në fillim, vërtet është konsumuar si fjalë, por do të thosha që është shumë e rëndësishme. Ngritja e urave të komunikimit funksionon përmes këtij shkëmbimi, në këtë rast shkëmbimi autorial siç po ndodh në festivalin e “Poetekës”, shkëmbime artistësh dhe këto ura tashmë janë ngritur. Mund ta jap unë një kontribut me punën time, po kështu edhe një tjetër, mund ta japin artistë të tjerë, apo sjellja e grupeve të ndryshme të njohin Shqipërinë. Ka mënyra të ndryshme për të bërë punën e njohjes. P.sh ky festival poezie “Poeteka”, që organizohet në Durrës, luan një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim. Të gjithë ata autorë që vijnë këtu, që njohin vendin, kur kthehen shkruajnë diçka, pasqyrojnë diçka nga vendi ynë, duke vënë re këtë frymë të re që është këtu. Po përdor një fjalë të marketingut, kjo është reklama më e mirë që mund t’i bëhet këtij vendi, por ky është prezantimi më i mirë i Shqipërisë, rehabilitimi më i mirë i imazhit.
“Të jesh shkrimtar në...” ka qenë një nga temat që mblodhi shkrimtarët në një tryezë të rrumbullakët në kuadër të festivalit të poezisë. Ju jetoni në Gjermani, shkruani edhe në Shqipëri. Të jesh shkrimtar në... ku është më mirë për ju?
Ballkani, dhe Shqipëria veçanërisht është një gurrë për të shkruar. Jo vetëm për shkak të së shkuarës sonë, por edhe për shkak të ndodhive të përditshme. Për shkak të karakteristikave që ofron. Këtu është një burim i vazhdueshëm motivesh, idesh për të punuar, për të shkruar. Në këtë sens, ndonjëherë më vjen keq që nuk jam në të përditshmen shqiptare. Por nga ana tjetër, mendoj se, të qenit në distancë dhe ardhja herë pas herë në Shqipëri, d.m.th furnizimi i baterive me energji shqiptare, më bën mirë. Dhe pastaj rikthimi në një vend të qetë e të ftohtë siç është Gjermania, të ndikon për të krijuar distancën dhe kthjellimin nga kjo. Sepse nganjëherë Shqipëria mua më duket në gjendje eksitimi e vazhdueshme, dhe nervoze. Madje ka dhe një lloj nervoziteti në këtë gjendje që është kështu, lëvizje e përhershme. Këtë gjendje ta jetosh përditë, përditë është e lodhshme. Por të jetuarit në një botë tjetër, të jetuarit në Evropë, e hapjes, e mundësisë së komunikimit në kuptimin më të gjerë të fjalës, kjo të pasuron si letrar, si shkrues. Shfrytëzimi në të mirë i të dy botëve është pasuri e vërtetë. Më merr malli që nuk vij në Shqipëri, dhe malli që nuk shkoj në Evropë. Për mua ndarja përfundimisht është bërë; s’mund të jem më vetëm në Shqipëri, dhe s’mund të jem më vetëm në Evropë.
Për këtë arsye ju do të nxirrni një roman?
Romani është më shumë një kujtim nga Shqipëria. Është një rikthim në të shkuarën dhe një trajtim i të shkuarës shqiptare e parë nga sytë e femrës. Janë tri gjenerata femrash, të cilat trajtohen në roman, dhe mendoj se është një përpjekje për të kujtuar, dhe njëkohësisht për të kuptuar traumën shqiptare. Për mua është shumë e rëndësishme kjo, dhe dua ta theksoj edhe njëherë, ne ende si popull nuk kemi filluar të merremi me traumën tonë, traumën komuniste, çfarë ishte komunizmi. Ne kemi mbyllur dyert për këtë traumë, traumën e femrës shqiptare ndër shekuj. Dhe kjo është shumë e rëndësishme po ashtu, sepse ne nuk e kemi trajtuar tek femra, e cila nuk është e respektuar në shoqërinë tonë. Mund të jetë e emancipuar detyrimisht, por nuk është e respektuar, nuk është krijuar një marrëdhënie respekti mashkull-femër. Pra, subjekti trajton këto dy tema, që për mua kanë qenë të rëndësishme që përmes një teksti letrar të sillja një këndvështrim të ri, në perceptimin e traumës shqiptare.
Si e titulloni romanin?
Deri tani janë disa tituj pune dhe unë ende nuk e kam caktuar.
Kur pritet të dalë në treg?
Ndoshta do ta botoj në Panairin e Librit, por nuk jam krejt e sigurt për shkak të elementëve teknikë për ta përfunduar.
Çfarë ju shtyu të hidheni në shkrimin e një romani, kur deri tani ju keni botuar vetëm poezi, thirreni si poete?
Ka qenë një dëshirë për të provuar një mënyrë tjetër të shkruari, mënyrë tjetër komunikimi. Tani unë po e përfundoj një punë të tillë, dhe uroj dhe shpresoj të jetë një punë e mirë, por vlerësimi më i fundit do të jetë sigurisht nga lexuesi.