E Shtunë, 31 Tetor 2026

Huruglica: Kontrabanda po zhvillohet 'në sytë' e KFOR-it

Thotë se nëpërmes disa rrugëve ilegale tek zona që quhet kufiri i gjelbër në veri të vendit, është duke u kontrabanduar një sasi e mallrave që po futet ilegalisht në vend.

Sipas tij, kjo zonë tash për tash kontrollet vetëm nga KFOR-i. Naim Huruglica, drejtor në Doganën e Kosovës, në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”, ka pohuar se sasia e mallrave që kontrabandohet në atë zonë është dukshëm më e ulët në krahasim me periudhën kur nuk ka pasur fare kontroll në pikat Doganore 1 dhe 31 në veri të Kosovës.

Thotë se Dogana e Kosovës është e pranishme gjatë gjithë kohës pandërprerë në pikat 1 dhe 31. Është optimistë për realizmin e planit të të hyrave që është për vitin 2012 në vlerë prej 867 milionë eurove.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›