Kastrioti – Vllaznia, krutanët për pikët e paraNë ndeshjen miqësore të zhvilluar midis tyre, Kastrioti doli fitues

Publikoje ne:
Vllaznia do të luajë në transfertë kundër Kastriotit me synimin e vetëm, marrjen e tri pikëve, ndaj një skuadre e ka “mposhtur” në statistikat e 15 ndeshjeve historike midis tyre në Superligë: 7 fitore, 6 barazime e 2 humbje. Gjithsesi, në ndeshjen miqësore të zhvilluar midis tyre, Kastrioti doli fitues. Trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika do të ketë në dispozicion nga minuta e parë ish-mbrojtësin e Partizanit, Ardit Beqiri, Vioresin Sinani e Ndriçim Shtubina. Kastrioti nga ana e tij synon të marrë pikët e para në Superligë, pas dy humbjeve me Dinamon (1-3) dhe Teutën (2-1). Trajnerit Ramadan Ndreu do t’i mungojë kapiteni Fatmir Caca, por dhe Florjan Braho, Olsi Teqja e Rigers Hoxha.
NDESHJET NË SEZONIN 2009-2010
KASTRIOTI
Kastrioti-Dinamo 1-3
Teuta-Kastrioti 2-1
VLLAZNIA
Besa-Vllaznia 2-0
Vllaznia-Apolonia 1-0
E Shtune, 12 Shtator 2009