Hyka, fëmija i varfër që u shndërrua në… milioner
Pas një eksperience shumë sportive, por aspak me terma fianciarë në Norvegji dhe Greqi, talenti i madh i futbollit shqiptar erdhi te Tirana.
2 milionë lekë të vjetra në muaj. Një celular me karta rimbushëse dhe këmbësor. Hyka nuk ishte futbollisti trendy që shpenzonte kohën e lirë në pabet e shtrenjta të kryeqytetit. Ca se pse feja nuk ja lejonte, e ca se edhe xhepi nuk ja lejonte.
Jahmiri, një tipik për tu konsideruar “djaloshi i artë i futbollit shqiptar” vinte nga një familje shumë e ndershme dhe serioze, por jo e pasur. Babai Ganiu, një punëtor i ndershëm i kishte edukuar fëmijët e shumtë, me dashurinë për njëri-tjetrin dhe besimin te Zoti. Vëllai Bledi, ndoshta miku më i mirë i Jahmirit bënte gjithçka për të vëllain.
Madje shpesh në familjen Hyka thuhet që më shumë mendon vëllai se sa vetë fantazisti për të ardhmen. Në këto kushte, firmosja e kontratës me Tiranën sigurisht që solli kënaqësi financiare edhe në familje. Vetë Hyka, nuk e mendonte kurrë veten të ndarë nga pjesa tjetër e “mureve të shtëpisë”. “Të gjitha lekët në familje”. Një djalë për tu marrë shembull.
Ato dy milionë lekë në muaj sigurisht nuk e vinin këtë futbollist në piacën e lojtarëve më të shtrenjtë në Shqipëri. Megjithëse në këtë pikëpamje ndihej inferior, Hyka besonte fort se e ardhmja do të ishte e tij. Fintet dhe shpejtësia ekzaltonin turmat dhe menaxherët e shumtë që befas fillonin ti qëndronin pranë. Të dërguar nga klube të rëndësishme të Europës e kishin parë sistematikisht në kampionatin shqiptar. Por, asnjëherë duke konkluduar.
Duhej një provë ndërkombëtare. Në Qershor të vitit 2008 Shqipëria luante një ndeshje miqësore kundër Polonisë. Hyka në 45 minutat e dyta ishte njeriu i ndeshjes. Kaq mjaftoi që Mamiç, njeriu me influencën sportive më të madhe në Kroaci ti ofronte një kontratë faraonësh te Dinamo Zagreb. Aq shumë u dashurua presidenti i Dinamos me Hykën sa dëshironte ta prezantonte si pasardhësin e Luka Modriç që ishte shituar për miliona euro te Totenhem.
Por, Hyka zgjodhi Mainzin, një skuadër shumë e rëndësishme gjermane që megjithëse militonte në Bundesligën 2, dukej qartë që do ishte çështje kohe rikthimi në mes më të mirëve të Gjermanisë. Ashtu ndodhi. Shifra rekord. 1.7 milionë euro për tre vite. E pabesueshme! Nga lekë në euro, diferenca në miliona është fantastike.
Thonë që familjarët e Hykës nuk u kanë besuar veshëve kur e kanë dëgjuar këtë shifër. I ati që është tifozi personal dhe më i çmendur i Jahmirit ka përfunduar disa herë në urgjencë për shkak të problemeve kardiake që shoqëronin për mirë karrierën e djalit. Me aq para sigurisht që tashmë Hyka dhe familja e tij mund të konsiderohet e pasur. Djaloshi i artë i futbollit shqiptar kishte bërë kontratën e jetës. Për vetë Jahmirin asgjë nuk e ka ndryshuar. Ai është sërish i njëjti person, pavarësisht se tani ka një numër celulari me kontratë, një makinë BMV dhe një llogari bankare të jashtëzakonshme.
Vazhdon të mos jetë i apasionuar pas jetës së natës, nuk ekspozohet shpesh kur vjen në Tiranë, ndërkohë që raporti me femrat ka qenë gjithnjë i njëjti: sa më pak bujë aq më mirë. Mund të konsiderohet rasti tipik kur milionat nuk të ndryshojnë karakterin. Dhe kur je në moshën 20-vjeçare, praktikisht moshë deformimesh, të qëndrosh i njëjtë pas gjithë kësaj, është meritë.
Start/se