Zjarr në kodrat e Mashkullorës; pranë cisternat e ARMO-s
Në vendin e ngjarjes, kanë mbërritur forcat e zjarrfikëseve, të cilët po punojnë për të lokalizuar flakët dhe më pas shuarjen e tyre. Zjarri i rënë gjendet afër cisternave të naftës së kompanisë Armo. Ende nuk dihen se cilat ishin shkaqet e rënies së zjarrit. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët e mundshëm të vënies në mënyrë të qëllimshme.