Pandev: Dua "Champions" dhe titullin e Sera A me Interin
Ashtu sic ishte paralajmeruar, viti 2010 e ka gjetur Goran Pandev te veshur me nje fanelle tjeter, ate te Interit. Pandev nisi aventuren e tij te re te ekipi zikalter, duke firmosur nje kontrate qe do ta mbaje te lidhur me kryesuesit aktuale te Seria A, deri ne 30 qershor te vitit 2014. Pandev kaloi gjate dites se djeshme me sukses te plote provat mjekesore dhe sipas deklarimeve zyrtare te klubit italian ai do t'i bashkohet nga dita e sotme kampioneve te Italise, si nje perforcim i rendesishem i sezonit te dimrit. -"Dua te fitoj Ligen e Kampioneve, si dhe titullin kampion me Interin per kete sezon," - ishin objektivat qe shpalosi lojtari pas bashkimit me zikalterit.