Hyka në Gjermani për 400 mijë euro në sezon
Jahmir Hyka transferohet në Bundesligën II Gjermane. Mesfushori i talentuar ka firmosur dje për Mainc 05, duke bërë transferimin më të rëndësishëm në karrierën e tij. 20-vjeçari do të qëndrojë në këtë klub për katër vitet e ardhshme, ndërkohë që në total do të përfitojë 1.6 milionë euro. Në këtë mënyrë, skuadra e kategorisë së dytë gjermane ka fituar garën me Dinamon e Zagrebit, që ishte një nga kandidatet më të forta për të siguruar shërbimet e mesfushorit.
Paraqitjet e mira me Tiranën (pavarësisht se skuadra nuk kaloi një sezon në nivelet e pritura) dhe loja e bukur me kombëtaren, bën që shumë klube evropiane të hynin në garën për Hykën. Talenti i futbollit shqiptar i entuziazmoi të gjithë në miqësoren që kuqezinjtë humbën 1-0 në Roitlingen me Poloninë. I aktivizuar si zëvendësues, ai tregoi se e meriton besimin e dhënë nga trajneri Ari Han dhe tërhoqi vëmendjen e zbuluesve të talenteve të shumë klubeve evropiane. Klube nga Izraeli, Ukraina, por edhe kampionët e Kroacisë, Dinamo e Zagrebit kishin filluar bisedat për lojtarin. Megjithatë, në fund lojtari është bërë pjesë e klubit që askush nuk e priste, Mainc 05 në Bundesligën II Gjermane. Klubi, që vitin e ardhshëm është një nga kandidatët më të fortë për t‘u ngjitur në elitë, bëri ofertën e duhur: kontratë 4-vjeçare, nga e cila lojtari 169 centimetra i gjatë do të përfitojë në total plot 1.6 milionë euro. E përkthyer ndryshe, aventura e Hykës te Mainc do të shoqërohet me 400 mijë euro rrogë vjetore.
Dita e djeshme ka qenë shumë e ngjeshur për ish-lojtarin e Dinamos dhe Tiranës në kampionatin tonë. Menaxheri i tij, Sokol Haxhia, ka zhvilluar bisedime edhe me Dinamon e Zagrebit, të cilëve u është dhënë përgjigje negative. Te kampionët kroatë, "sponsori" kryesor i Hykës ishte ish-tekniku i kombëtares, Oto Bariç. 75-vjeçari kishte bindur pronarët e Dinamos, vëllezërit Mamiç, që mesfushori kuqezi ishte pasardhësi i denjë i talentit Luka Modriç. "Për një vit, me punë të madhe dhe me kujdesin e duhur, Hyka do të bëhet Luka Modriçi i ri. Nëse flasim për aftësitë e këtij lojtari në periudhën e tanishme, mendoj se ai është në 70 për qind të kapacitetit të Modriç", ka thënë Bariç pak ditë më parë për futbollistin. "Ai është i lëvizshëm, i shpejtë, zotëron driblime dhe vizion të shkëlqyer për lojën. Pika e tij e dobët mendoj se është finalizimi drejt portës. Nuk ka asnjë dyshim që nëse Dinamo e blen, drejtuesit e klubit nuk do të gabojnë, pasi për gjashtë muaj ose një vit, Hyka do të arrijë kualitetin e Modriçit. Vetëm duhet të jetë nën vëzhgim dhe të punohet mirë me të". Në Zagreb, 20-vjeçarit shqiptar ishin të gatshëm t‘i nënshkruanin katër vjet kontratë, nga e cila ai do të përfitonte 1 milion dollarë: ofertë, që të paktën nga ana ekonomike nuk i shkonte për shtat Hykës. Edhe Bariç kishte paralajmëruar se për lojtarin, Dinamo duhej të shpenzonte mbi 1 milion euro. Në pamje të parë, mesfushori shtatshkurtër ka hequr dorë nga një klub elitar si Dinamo (e cila luan edhe në turet eliminatore të Ligës së Kampioneve), gjithsesi, Mainc është një nga kandidatët më të fortë që vitin e ardhshëm të ngjitet në Bundesligë.