E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lacio, synon Erjon Bogdanin

Lacio vihet në gjurmët e Erjon Bogdanit. Edhe pse ka kaluar një sezon aspak të mirë te Livorno (në Itali e konsiderojnë si një prej zhgënjimeve më të mëdha), ofertat për sulmuesin shqiptar nuk mungojnë. Kartonin e kuqeziut e zotëron Kievo Verona, megjithatë, e ardhmja e tij duket larg skuadrës që rifitoi një vend në elitën e futbollit italian. Shqiptari ka hyrë në planet e klubit bardhekaltër, të cilët do të ndryshojnë një pjesë të konsiderueshme të kontingjentit, pasi drejtuesit romanë kanë besim se Bogdani ka përvojën e duhur në Serinë A. Alternativa të tjera për sulmin janë Igor Budan dhe Kavani. Nëse transferimi i sulmuesit të kombëtares do të realizohet, te Lacio ai do të bashkohet me sulmuesin tjetër shqiptar, Igli Tare, që është fare pranë rinovimit të kontratës edhe për dy vjet. Për Bogdanin interesohet fuqimisht edhe Dinamo e Moskës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›