E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyn në fuqi MSA- ja Serbi–BE, Kosova sivjet e ka marrë dritën jeshile

Marrëveshja për Stabilizim Asociim (MSA) ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Serbisë ka hyrë sot në fuqi, raportojnë mediat serbe. Me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeve do të themelohen trupa që do ta përcjellin zbatimin e MSA.

Kosova, pas arritjes Marrëveshjes së Brukselit me Serbinë, sivjet e ka marrë dritën jeshile për të filluar bisedimet me BE-në, për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Pesë shtete të Bashkimit Evropian ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe ato, natyrisht, duhet të jenë pjesë e kësaj marrëveshje pasi që MSA ratifikohet veç e veç nga parlamenti i secilit vend të BE-së.

Ministrja e Kosovës për Integrime evropiane, Vlora Çiataku, kohë më parë ka parashikuar se të paktën dhjetë vjet duhen për arritjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosovë - BE./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›