Leci kandidat i AAK për kryetar të Kamenicës

Këshilli Drejtues i Degës së AAK-së në Kamenicë ka nominuar kryetarin e kësaj dege, Lulzim Lecin, kandidat për kryetar të Komunës në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Në shpalljen e kandidaturës së AAK-së për Kamenicën ishte i pranishëm edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Ahmet Isufi dhe nga anëtari i Kryesisë, Avni Arifi.
Haradinaj çmoi lart kontributin e Lulzim Lecit për punën e deritashme në gjitha nivelet ku ka shërbyer, ndërsa tha se Leci është i përkushtuar që bashkë me qytetarët e Dardanë të punojnë për ndryshime pozitive n këtë komunë, transmeton rajonipress.
Lulzim Leci është duke kryer mbaruar doktoratën për Psikologji-Pedagogji, ndërsa ka qenë themelues i Zonës Operative të Karadakut, këshilltar në Qeverinë e parë të Kosovës dhe zëvendësministër, raporton rajonipress.
Në mbledhjen e Këshillit Drejtues, AAK po ashtu ka miratuar me unanimitet të plotë edhe Listën e këshilltarëve për Asamble Komunale që përbëhet me kandidatë të profesioneve të ndryshme dhe me një përfshirje të gjitha lokaliteteve të Komunës. /Indeksonline/