Buja uron të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2013/2014, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, uron të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.
"Me rastin e 1 shtatorit, fillimit të vitit të ri shkollor, në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë uroj përzemërsisht të gjithë nxënësit, për këtë ditë të rëndësishme, që shënon një fillim të ri në rrugëtimin drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhme të ndritur.Gjithashtu, uroi të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin, profesionalizmin, vlerat dhe virtytet njerëzore që po transmetojnë në edukimin e brezave të ardhshëm", thuhet në urim.
MASHT, ka bere te ditur se tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë dhe besojnë se ky vit shkollor do të jetë i suksesshëm.
"Me dëshirën që suksesi të mos ju mungoj asnjëherë dhe që të kenë shëndetin e mirë, uroj veçanërisht ata nxënës, të cilët për herë të parë fillojnë vitin e ri shkollor", theksohet mes tjerash ne urim./Indeksonline/