Rexhaj, kandidat i VV-së për kryetar të Prizrenit

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, organizon sot procesin e brendshëm zgjedhor për kandidatin për kryetar të Prizrenit, kurse merret vesh se për kreun e komunës do të garojë Arbër Rexhaj.
Burimet nga ky subjekt politik bëjnë të ditur se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Arbër Rexhaj, do të jetë kandidati i vetëm që do t’i nënshtrohet votës së brendshme për kryetar të Komunës.
”Arbër Rexhaj do të jetë kandidati i vetëm i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit”, tregon burimi i “PrizrenPress-it”.
Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, do të votojnë në zyrat e Qendrës, ndërsa pika të votimit do të ketë edhe në fshatra./Indeksonline/