E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyn në fuqi embargoja ruse e eksportit të grurit

Moskë, 15 gusht - Hyri në fuqi sot në Rusi ligji i nxjerrë nga qeveria vendase i cili ndalon eksportimin e grurit deri në përfundim të këtij viti.
Sipas bilanceve të autoriteteve ruse, rreth treçereku i të korrave është shkrumbuar nga flakët dhe i nxehti i paprecedentë që ka përfshirë vendin, transmeton Top Channel.

Embargo e eksportimit të grurit, e firmosur nga kryeministri Putin në datën 5 gusht, synon ndalimin e rritjes së çmimit të grurit në tregun vendas dhe do të qëndrojë në fuqi deri më datë 31 dhjetor 2010.

Masa e re, që sapo hyri në fuqi pritet të ndikojë në tregun ndërkombëtar duke rritur çmimin e miellit, pasi Rusia është prodhuesi i katërt i global i grurit dhe një ndër eksportuesit më të mëdhenj të drithërave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›