Ashton: Politika përgjegjëse, të mbyllen votimet

Sipas saj, për gjithçka që mund të ndodhë përgjegjëse është politika në Tiranë.
“Unë u bëj thirrje të gjithë udhëheqësve politikë në Shqipëri dhe në qytetin e Tiranës të mbështesin përmbylljen e procesit zgjedhor në mënyrë paqësore, konstruktive dhe me vështrim nga e ardhmja. Kjo duhet bërë brenda institucioneve ekzistuese dhe kuadrit ligjor, rregullave dhe praktikave ekzistuese”, deklaroi Ashton.
“Të gjithë udhëheqësit politikë mbajnë përgjegjësinë e veçantë e të mos vënit të jetës së qytetarëve në rrezik”, shton zyrtarja e lartë e BE-së. Duke marrë shkasë nga rezultati në Tiranë, Ashton deklaron se palët duhet të gjejnë rrugën e komunikimit.
“Rezultati i ngushtë në zgjedhjet bashkiake në Tiranë do të thotë që të dyja palët duhet të komunikojnë, të kapërcejnë ndryshimet dhe të gjejnë zgjidhje. Zhvillimet e sotme treguan brishtësinë e situatës politike. Të gjithë udhëheqësit politikë mbajnë përgjegjësinë e veçantë e të mos vënit të jetës së qytetarëve në rrezik“, vijoi ajo. /Start/
2011-05-19 08:21