E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana do behet me dy kryetare bashkie

Duhet te ndalem pak tek disa hollesi per lexuesin per te qartesuar rrenimin e procesit. Te shtunen Edi Rama u shqiptua si fitues i ketyre zgjedhjeve me dhjete vota diference. Per shkak te paqartesise se shifrave ne momentet e para dhe natyrisht inteligjences se manget te zonjes Vokshi demokratet festuan per rreth dy ore fitoren e Bashes neper rruget e Tiranes dhe gjithe Shqiperise.

Kryeministri Berisha doli i qartesuar per shifrat dhe hodhi dyshime per gabimet njerezore te mundshme te bera gjate mbledhjes matematikore. Pas kater- pese oresh gjithcka u be e qarte. As gabime njerezore nuk kishte ne llogaritje dhe as shans per te fituar Lulezim Basha. Atehere u bllokua KQZ dhe tabela e fundit e rezultateve nuk u azhornua deri ne keto momente. Rezultati paraprak i cili qendron ne themel te integritetit te procesit nuk u shpall kurre.

Pas tri ditesh Berisha arriti te seleksionoje disa kuti te fuse dhe te nxjerre prej tyre flete votimi dhe te filloje para syve te te gjitheve nje shfaqje te shemtuar te masakrimit te votes.

Tani procesi ka degraduar teresisht dhe as qe ja vlen ta ndjekesh me kete shfaqje te shemtuar. Lulezim Basha do te shpallet kryetar i Bashkise se Tiranes me 4 vota pro dhe 3 kunder duke u bere kryetar paralel bashkie ne Tirane me zotin Rama. Pra do te jemi ne kushtet e deshtimit te procesit i cili nuk do te prodhoj dot nje kryetar bashkie legjitim.

Ne keto kushte ne gjendemi para faktit qe ne kete vend pushteti nuk nderrohet me vota sa kohe procesin e zgjedhjeve e mbikeqyr Sali Berisha. Edhe pse ka pasur nje presion te fort nderkombetar edhe pse eshte koshient se Shqiperia do beje hapa mbrapa me kete rrenim te procesit zgjedhor qe ai beri ai eshte i vendosur ne rrugen e tij. Arsyetimi popullor shqiptar se te marrit i hapet rruga ne kete rast nuk vlen.

Propozimi i djeshem i opozites per revolta popullore deri ne rrezimin e qeverise edhe pse ka nje kosto te larte per vendin mbetet nje mundesi me shpresedhenese per te rivendosur rregullat e lojes se sa terheqja zvarre pas institucioneve te kapura te Berishes. Por revolta popullore nuk duhet perkthyer doemos ne egersi dhune dhe rrenim institucionesh. Ajo pikesepari duhet kuptuar si fuqi e njerezve te zemeruar qe nuk pranojne poshterimin politik ne vitin 2011.

Sali Berisha eshte i lidhur personalisht me procesin e rrenimit te zgjedhjeve ne Tirane pasi objektivi i tij kryesor ne kete zgjedhje ishte goditja ndaj liderit te opozites per te kontrolluar politikisht opoziten. Ai perqendroi gjithe makinerine shteterore ne Tirane qe ka prodhuar nje trupe votuese artificiale per Bashen duke i shkuar shume afer rezultatit dhe fale rritjes se madhe elektorale qe kishte zoti Rama nuk ja ka kaluar.

Duke mos rrenuar dot liderin e opozites dhe duke pesuar nje humbje katastrofike ne gjithe Shqiperine Berisha ka dale i mundur keqazi nga kjo beteje pasi as opoziten se ka mposhtur dot as liderin e opozites nuk e ka mundur dhe as zgjedhjet nuk i ka certifikuar dot si te lira dhe te ndershme. Ne keto kushte ai nuk ka cfare humbet me dhe as qe ka ndermend ta leshoje Tiranen.

Une nuk mund te them sa e gjere dhe e thelle mund te jete revolta popullore e opozites por di te them se Shqiperia smund te gjeje qetesi me nen qeverisjen e nje njeriu partia e te cilit tani ka mandat te qeverise vetem 600 mije nga 3 milione shqiptare. Protestat dhe bllokimi institucional duhet te detyrojne Berishen te shkohet drejt zgjedhjeve te parakohshme pa ate si kryeminister.

E thene sot kur ende nuk ka mbaruar nje proces i rrenuar zgjedhor kjo duket si teprim por tensioni eshte aq i larte dhe gjendja aq afer shperthimit sa eshte me mire te shfryhet permes gjesteve politike se sa ne rruge dhe ndaj institucioneve te shtetit shqiptar. Berisha e di mire sidomos nga viti 1997 se ate qe me 1 Mars i dukej shume dhe nuk e jepte per opoziten me 4 mars i dukej pak dhe nuk ja pranonin.

Por nese atehere nuk kishte cfare humbiste vec pushtetit tani duhet te mendoje mire se pervec pasurive dhe standardit te familjes se tij Shqiperia humbet shume nga nje perplasje e re e madhe vetem per shkak te vesit te tij per te rrenuar cdo zgjedhje qe nuk e nxjerrin fitues. Une shpresoj qe shqiptaret do te dine te ruajne qetesine dhe ta ndalin kete njeri duke e bere te pafuqishem ti beje dem perseri vendit.

Por nese ai ja del ti terheqe ata ne konflikt sic ka provuar me pare duhet te behemi gati per nje beteje finale e cila duhet te lartesoje dinjitetin e Shqiperise si nje beteje demokratike dhe jo si nje kacafytje primitive. Askush nuk eshte i tepert ne kete vend te perfshihet ne nje beteje per shkak te ligesive te Sali Berishes por askush nuk e ka jeten teper ta shpenzoje ate nen regjimin e Sali Berishes.

Pranvera shqiptare e ketij viti i ka te gjitha shanset te kthej shpresen ne vend te rrenimit dhe te largoje te keqen qe tenton te sundoje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›