E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyn ne fuqi shtyrja e amnistise fiskale per rivleresimin e banesave

Hyn në fuqi shtyrja e amnistisë fiskale vetëm për atë pjesë, që mundëson rivlerësimin e banesave në favor të qytetarëve. Përmes këtij akti normativ, qeveria vendos të shtyjë deri në 31 gusht 2012 amnistinë fiskale, duke i dhënë mundësi individët që të regjistrojnë pasuritë e tyre të paluajtshme me çmimin e tregut, kundrejt vlerës 1 për qind.
Sipas burimeve pranë zyrave të hipotekës, shtyrja e afatit nga 31 mars deri në 31 gusht erdhi si kërkesë e vetë individëve, kryesisht emigrantëve që kthehen në periudhën e verës dhe janë të interesuar që të kryejnë procesin e rivlerësimit të banesave të tyre.
Qeveria vendosi të shtyjë amnistisë fiskale vetëm për rivlerësimin e banesave. Ndërkohë nuk ka shtyrje për detyrimet e papaguara tatimore e doganore për bizenset, pasi këto të fundit u treguan indiferente ndaj procesit. Këtë periudhë pritet që administrata tatimore dhe ajo doganore të mbledhin me forcë borxhet e bizneseve.
Rivleresimi është i domosdoshëm të kryhet për ata qytetarë, të cilët i kanë blerë banesat e tyre para viteve ‘90, kundrejt shumave minimale prej 30 deri në 50 mijë lekë të reja. Për këta persona diferenca e blerjes së banesës me atë të shitjes është shumë e lartë dhe tatimi që duhet t’i paguhet shtetit prej 10 për qind mbi këtë diferencë, del po ashtu i lartë. Duke e rivlerësuar banesën, ata e regjistrojnë pasurinë me çmimin e tregut, duke ia rritur vlerën.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›