Kredite e keqija rrezikojne bankat spanjolle

Sistemi bankar spanjoll është në vështirësi duke rrezikuar kështu ekonominë e vendit. Sipas një studimi të kryer nga britanikja Open Europe, është momenti që bankat spanjolle të kërkojnë ndihmë. Sipas ekspertëve të këtij instituti për studime financiare, ekspozimi gjithnjë e më i dukshëm i instituteve kredituese ndaj huave toksike të fuqishme, vështirësitë e ngushtimit të shpenzimeve publike dhe rreziku që reformat të arrijnë objektivat e dëshiruara në një kohë më të gjatë se parashikimet, shtrojnë pyetje mbi aftësitë për të përballuar krizën pa ndihmën nga jashtë. Mes rreziqeve më të mëdha ekspertët citojnë shëndetin e sistemit bankar. Një kredi në 5 e dhënë nga bankat për sektorin imobiliar konsiderohet aktualisht si një kredi me probleme. Një situatë kjo që mund të përkeqësohet edhe në një prezencë të një rrudhje të mëtejshme të cmimeve të shtëpive. Në rast të humbjeve të mëdha, shtojnë ekonomistët e Open Europe, nuk është e qartë nese qeveria spanjolle do të jetë në gjendje të rikapitalizojë institutet e saj të kreditimit ose për të shmangur falimentimin e tyre duhet t’i drejtohet Europës për mbështetje , duke rënduar më shumë taksimin e kontribuesve të Kontinentit të Vjetër. Ekspertët e Open Europe, shtojnë se pavarësisht kësaj, Spanja nuk do të jetë një tjetër Greqi. Qeveria spanjolle meriton besimin për reformat strukturore që ka ndërmarrë, shtojnë ata. Por reforma të tjera, kryesisht në tregun e punës, rezultojnë më shumë se kurrë urgjente nëse Madridi kërkon të sigurojë një të ardhme brenda Eurozonës.