Hyn ne fuqi sistemi i ri i vizave
Te detyrueshme do te jene ketej e tutje shenjat e gishtave dhe fotografia dixhitale per te gjithe te huajt qe deshirojne te vizitojne BE-ne ne baze te sistemit te ri te vizave VIS te BE-se qe hyri ne fuqi nga dita e marte. Komisioni Evropian beri te njohur se vendet e para qe do te lidhen me kete sistem jane Algjeria Egjipti Libia Mauritania Maroku dhe Tunizia. Ne menyre te vecante Komisioni thekson se me perdorimin e elementeve biometrike sistemi i ri i vizave eshte me efikas dhe me i sigurt pasi lehteson identifikimin e bartesve te Visa-ve dhe parandalon vjedhjen e identitetit. Te gjitha konsullatat e shteteve qe bejne pjese ne marreveshjen Shengen duhet te jene lidhur me sistemin e ri VISA brenda dy vitesh. Sot leshohen rreth 13 milione viza Shengen cdo vit nga 25 vendet e zones Shengen dhe pritet qe numri te rritet ne te ardhmen.