E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet pas dy ditesh trupi i 12-vjecares

Emiljana Mekaj rezultonte e zhdukur qe prej se martes

Gjendet pas dy diteve trupi i pajete i vogelushes 12-vjecare Emiljana Mekaj. Ajo eshte zbuluar ne uren e Institutit ne Kamez vetem disa kilometra nga vendi ku u rrembye nga rrjedha e lumit te Tiranes. Pavaresisht kerkimeve te familjareve dhe te policise ka qene nje kalimtar i rastesishem qe ka zbuluar trupin ne oret e para te mengjesit. Julian Topuzi i cili ka pare kufomen ka lajmeruar policine ndonese fillimisht ka hezituar te besoje se behej fjale per nje njeri. E kemi pare qe mbreme por menduam se mos ishte ndonje manekin por kur lexuam gazetat dyshuam se mund te ishte 12-vjecarja - thote Juliani. Policia menjehere pas konfirmimeve te para ka njoftuar familjen e vajzes e cila ishte dy dite ne ankth pritjeje. Trupi i 12-vjecares eshte nxjerre nga ujerat e lumit per tu derguar ne morgun e Tiranes ku do te kryhet edhe autopsia per te percaktuar ligjerisht shkakun e vdekjes. Emiljana Mekaj e cila rezultonte e zhdukur prej dites se marte ishte femija i shtate i nje familje me 8 femije. E ema ka treguar se e kishte pare te bijen per here te fundit vetem pak caste para zhdukjes ku sapo kishte ardhur nga shkolla kishte dale per te luajtur me shoqet e saj.

Ngjarja
Ngjarja e rende ndodhi pasditen e se martes rreth ores 1615 ne lagjen Shpat te Babrruse kur vogelushja Emiljana Mekaj ishte duke luajtur ne afersi te nje ure me derrasa e ndertuar nga vete banoret. Deshmitare te ngjarjes bene te ditur se 12-vjecarja humbi ekuilibrin dhe perfundoi ne lume. Tentativa e banoreve per ta shpetuar te mituren ka rezultuar e pasuksesshme pasi rrjedha e rrembyer e lumit e ka perpire per disa sekonda trupin e vogelushes. Polumbaret e forcave RENEA dhe banore te zones nisen menjehere kerkimet por nuk arriten te gjenin trupin e vajzes per shkak te ujerave te vrullshme te lumit. Kerkimet u nderprene per te rifilluar te nesermen por edhe ato nuk dhane rezultat derisa trupi i pajete u gjend nga kalimtare te rastesishem afer Institutit Bujqesor ne Kamez.
Ura
Ura e rrezikshme sherben prej kohesh e si nyje lidhese mes lagjes Shpat ne Babrru dhe Profarmes se Vjeter. Drejtues te Komunes Paskuqan bene te ditur se ura eshte nje ndertim i paligjshem i cili eshte prishur disa here nga ana e autoriteteve pasi perben rrezik per jeten e banoreve por eshte rindertuar serish. Edhe pse vetem dy dite me pare nje e mitur humbi jeten duke kaluar nepermjet ures serish banoret vazhdojne ta perdorin pavaresisht paralajmerimeve te bera nga pushteti lokal per rrezikun qe ajo paraqet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›