Pashkët, besimtarët ortodoksë kremtojnë ringjallen e Krishtit (FOTO)
Tiranë- Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë të dielën Pashkët, ringjalljen e Krishtit. Të shtunën pas mesnate, të gjithë besimtarët urojnë njëri-tjetrin për rinjgjalljen e Krishtit dhe trokasin vezët e kuqe, simboli i gjakut të Krishtit.
Meshat do të mbahen në të gjithë vendin, ndërsa në Tiranë mesha kryesore do të mbahet në katedralen e re “Ringjallja e Krishtit” pranë kompleksit Taiëan.
Urimin me këtë rast e përcolli vetë Kryepeshkopi Anastas Janullatos nëpërmjet një videomesazhi.
“Sado dëshpëruese të jenë kushtet e sotme të jetës, ekziston një lajm i gëzueshëm i përjetshëm, të cilin Kisha e shpall gjatë të kremtes së Pashkës në mënyrë panegjirike: Krishti dërrmoi pushtetin e vdekjes dhe ndriçoi gjininë njerëzore. Ky fakt ndryshoi rrënjësisht ecurinë e botës, perspektivën dhe dinamikën e jetës sonë.
Pashkët, besimtarët ortodoksë kremtojnë sonte ringjallen e Krishtit
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 3
Ejani pra, le të ngazëllohemi më Zotin, sepse ngjalljen e Krishtit e pason dërrmimi i kompleksit që lidhet me vdekjen, padrejtësinë, frikën, ankthin, gënjeshtrën, dhunën. Me Ngjalljen e Tij, Krishti i përmbysi të gjitha ato që shtypin qenien njerëzore. Dhuroi fuqi për përmbysjen e tyre. Për këtë arsye, Ngjallja mbetet fuqia e pashtershme kundër çdo lloj dëshpërimi”,- thotë Kryepeshkopi në mesazhin e tij.
Rreth orës 19:30 të së shtunës, Kryeprifti i kishës do të nxjerrë epitafin e shënjtë së bashku me kryqin bosh, pasi Krishti ndodhet në varr, për të bërë një rrotullim rreth kishës dhe Zoti jep bekimin e tij për të gjithë besimtarët kudo ndodhen.
Qindra besimtarë, ishin mbledhur këtë javë në kishë për të kryer ritet fetare të meshave të ndryshme. Për të ndezur qirinj e për t’u lutur.
E premtja, e quajtur edhe e premtja e zezë për të gjithë besimtarët është edhe dita e fundit e kreshmës. Ndërsa e enjtja është dita më e përshtatshmë për të ngjyrosur vezët e Pashkës.