E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyn sot ne fuqi ligji per pikezimin e patentave

Të enjten në 13 qershor hyri në fuqi ligji për pikëzimin e patentave të drejtuesve të automjeteve.

Por kjo nuk mjafton.

Mungesa e akteve normative për vlerësimin e shkeljeve, formulat e komisioneve përkatëse të vlerësimit, informatizimi i sistemit ku do të ruhen këto të dhëna, dhe të urdhërave të ministrive përkatëse, e kanë lënë në sirtar këtë ligj.

Sipas ligjit, leja e drejtimit ka 20 pikë, të cilat do të zbriten për çdo shkelje që do të bëjnë drejtuesit e mjetit në rrugë. Ndëshkimi maksimal është me 10 pikë, kur shkel semaforin, përdor alkool, drogë gjatë drejtimit të mjetit apo nuk u bindësh punonjësve të policisë rrugore.

Ulja e pikëve nuk komunikohet nga polici që të vendos gjobën, por pikëzimi do të jetë në bazë të tabelës së vendimit të Këshillit të Ministrave dhe administrata e Policisë Rrugore bashkë me administratën e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor do të bëjë konvertimin në pikë.

Kjo nuk është hera e parë e patentave me pikë në Shqipëri. Para vitit 90-të, këtë formë e përbënin latat e shoferëve, ku me tre vërejtje të shënuara shoferët humbnin nga një latë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›