Qeveria vendim per rritjen e rrogave dhe demshperblimin e te perndjekurve
Qeveria e mbledhur mbrëmjen e sotme miratoi 44 vendime, ku ndër më të rëndësishme ishte miratimi në parim i rritjes së rrogave dhe pensioneve. Njëkohësisht, një tjetër vendim lidhej me miratimin e fondit prej 45 milionë dollarë për dëmshpërblimin e të përndjekurve.
Në vlerësimin e kreut të ekzekutivit ishte pikërisht rëndësia e këtyre vendimeve ato të cilët sollën këtë mbledhje në këtë orë jo të zakonshme, mbledhje që sipas tij nuk mund të shtyhej. Por ndalur në rritjen e rrogave dhe pensioneve, Kryeministri Berisha sqaroi se rritja do të përfshijë masën 6 % dhe vendimi do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve. Kjo rritje e rrogave dhe e pensioneve është në parim, pasi vendimi duhet të miratohet në Kuvend. Ndaj kreu i qeverisë saktësoi se ky vendim do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve.
“Miratojmë në parim rritjen e rrogave dhe pensioneve. Rrogat do të rriten deri në 6% dhe do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve. Ai nuk flet kurrë për rritje rrogash dhe pensionesh, ai flet thjesht do ul këtë taksë dhe do rrisë këtë taksë nga e cila lind vetëm kaosi ekonomik”, u shpreh Berisha. Ndërkohë që për Kryeministrin dëmshpërblimi i të përndjekurve nuk do të ndalet në këtë vendim. "Në listën e vendimeve ka një vendim të rëndësishëm, qeveria vendos një shumë të madhe, për dëmshpërblimin financiar, për 1 mijë e 40 të përndjekur politik në masën rreth 45 milionë dollarë. Kjo është një shlyerje tjetër e detyrimeve që ka qeveria shqiptare ndaj ish- të përndjekurve politik. Ky proces nuk është ndërprerë në asnjë rast dhe unë garantoj të përndjekurit politik se qeveria do të shlyejë brenda afateve detyrimin”, tha kreu i qeverisë.
Gjithashtu, një tjetër vendim ishte dhe rimbursim me para në dorë i makinerive që fermerët shqiptarë blejnë brenda vendit.