E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria nis hetimet per ish-drejtuesit e QSUT

Task-forca e prokurorisë, nis hetimet për tre ish-zyrtarët e lartë të Qendrës Spitaliore Universitare “Nënë Tereza”, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Saimir Ivziku ish-drejtori i QSUT-së, Ibrahim Shatri ish-drejtori i burimeve njerezore dhe ish-drejtoresha e edukimit Alketa Ilo, janë nën hetim nga prokuroria bazuar në kallëzimin e bërë nbga Kontrolli I Lartë I Shtetit.
Sipas kallëzimit, tre ish-drejtuesit e lartë, kanë abuzuar me detyrën duke punësuar pranë QSUT-së mbi 100 persona, jashtë struktures së parashikuar.
Të gjithë katë të punësuar, sipas akuzës, janë emëruar tre muaj para largimit të tyre nga detyra e drejtuiesve në QSUT.
Në ditët në vazhdim, pritet që tre ish-zyrtarët e lartë të paraqiten në prokurori për të dhënë shpjegime për veprimet e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›