E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si të bëhesh socialiste kur jeton në Shkodër dhe ke qenë e persekutuar?

enjeza-gjeluci3—-Nga Dorina Bilbili—- 

Tiranë- Shumë mendojnë se pikëpamjet tona janë të ngjashme me ato të grupit, rrethit të miqve ose familjarëve. Por jo gjithmonë ndodh të vendosemi në bashkëjetesë me të ngjashmine kur kemi rivalë në pikëpamjet politike, fushata elektorale shpërthen edhe brenda mureve të shtëpisë. Studiues të ndryshem thonë se familja përcakton mendimet dhe vlerat në fëmijëri, të cilat në mënyrë të konsiderueshme ndikojnë në vlerat politike të fëmijës. Sigurisht, ky ndikim mund ta çojë individin të pranojë ose refuzojë vlerat e familjes, por biem dakord se jo përherë është kaq e prerë, pasi njerëzit janë të komplikuar.

Më herët Gazeta IDEA solli në vëmëndje sesi një çift amerikan me ide radikalisht të kundërta politike kishin krijuar një familje të shëndoshë edhe pse kafshonin buzët mbi propozimet e sho-shoqit për parimet. Në fund fitoi konsensusi që dëshmon edhe nivelin e demokracisë edhe në të menduar që ka Amerika.

Por në Shqipëri çfarë ndodh kur mes të afërmve bashkëjetohet me pikëpamje të ndryshme politike? Anjeze Gjeluci, 25-vjeçarja shkodrane që u bë zëdhënëse në Partinë Socialiste për Qarkun e Shkodrës vjen nga një familje ish-e persekutuar.

Pyetje: Një artiste në politikë apo politika brenda një artisteje? Si u gjend Anjeze e angazhuar në politikë?

Është fat mendoj unë, kur një artist përfshihet në politikë…Të jesh artist nuk është fat, madje është mrekulli…Mirëpo një artist ka sedër dhe e sheh realitetin me sytë e shpirtit, e pikërisht shpirti i dhëmb kur vendi nuk ecën siç duhet, kur vargjet e Fishtës, apo Pashko Vasës tingëllojnë aktuale pas shumë dekadash

anjeza-gjeluciPyetje: Sa e vështirë ose e lehte ishte sepse Shkodra është konsideruar përherë një bastion i PD-së, a je ndjerë e paragjykuar apo penguar?

Një njeri i vendosur dhe me besim në vetvete i vendos vetes qëllime, objektiva dhe e di mirë se çfarë dëshiron të bëjë apo më mirë çfarë duhet të bëjë pavarësisht interferencave të shumta që rëndom ndodh në Shqipëri. Me keqardhje shprehem që shqiptarët, por më shumë se askund në Shkodër jetojnë me steriotipe. Mendoj se logjika, e sidomos në rastet kur është shumë e shëndoshë është mëse e nevojshme, madje madje një domosdoshmëri për secilin prej nesh. Nuk mund t’i anashkaloj vështirësitë, por di të them që ia kam dalë mbanë, sepse siç thashë më sipër logjika është arma më e fortë më i ndryshu mentalitetin prapanik një populli që nuk i mungon asgjë, përkundrazi.

Pyetje: Si kanë reaguar të afërmit apo të njohurit për vendimin për tu angazhuar në politikë si pjesë e PS-së?

Natyrisht dihet se duke qenë se une vi nga një familje e persekutuar, u bë pak problem nga një pjesë e vogël e fisit, sepse në Shkodër ngatërrohen socialistët me komunistët dhe Partia Demokratike me Demokracinë…Pikërisht kjo mendësi e gabuar solli një destabilizim në marrëdhëniet e mia me disa të afërm (një pjesë e vogël e tyre), gjate atyre ditëve humba edhe njerin nga prindërit babain, i cili vdiq në mënyrë të papritur dhe mu desh të përballoja shume emocione njëkohësisht. Nuk mund të lë pa përmendur se dy ditë para se të shkonte në atë jetë unë bëra një bisedë në prani të nënës, siç bëja gjithmonëKujtoj se ishte i revoltuar nga ky regjim (me vjen keq t’a quaj qeveri) të cilit ia kishte dhënë votën për 20 vite me rradhë…I thashë vetëm 2 fjale: Ki besim tek unë, s’kam me të zhgenjy kurrë, kam me vepru me shpirt demokratik…I erdhi fytyra e me tha: Mos u ndiko nga askush, vepro si të jetë më mirë…. Kjo bisedë është zanafilla e çdo veprimi, force e vullneti për të ecur përpara, drejt një rilindje, domosdoshmëri tashmë!

Pyetje: Çfarë e rebeloi Anjezen?

Prej 5 vitesh jam mësuese muzike në një shkollë private, shumë e kënaqur…Mirëpo 3 vitet e para kam punuar me gjysmë norme pasi shkolla ishte e vogël dhe detyrimisht qëllimi im ishte të punesohesha në shtet duke qenë se kisha një mesatare të mireTë punësohesha në shtet ishte “shfaqje e huaj”, s’bëhej fjalë, ndërkohe që të njohura të mia, pa e marrë akoma diplomën ishin punësuar direkt. Aty filloi një ndjenjë disi zhgënjimi brenda meje…Ndërkohë që shkollohesha e punoja isha pjesë e korit polifonik të Shkodrës, afër pedagogëve të mi të cilët më zgjodhën si një nga zërat më të mirë në Kanto…Di të them se këto 8 vite arti ndjeu një rënie drastike dhe këtë jua konkretizoj me anullimin e çdo ftese jashtë kufirit që i bëhej korit tonë për mungese fondesh, në një kohë kur para 2005-ës minimalisht udhëtonim 3 herë plus honorarët. Ja edhe nje goditje tjetër qe mu bë në mënyrë të natyrshme për të marrë këtë vendim.

Dëgjoj njerëz që thonë: Sot ke ujë, ke drita, rrugët kryesore…. Them me vete kaq pak pretendime ka shqiptari ?!

anjeza-gjeluci2Pyetje: Si është të përballesh me rivalë politikë kur këta i ke të afërm apo të njohur? 

Une nuk quaj rivalë asnjë, unë thjesht po bëj një detyrë që më takon ta bëj si qytetare, aq më tepër kur kam edhe bekimin e prindërve. Fatkeqësisht thashethemet e paragjykimet mbajnë numrin 1 në Shkodër e kudo. Njerëzit flasin në favorin e tyre, sepse ashtu i intereson. Kam dëgjuar për veten gjëra që as nuk do ti imagjnoja. Dhe qëllimi im nuk është me ba llafollogji si ato, por vepra. Jetojmë me steriotipe dhe ky është gabimi kryesor pse Shkodra bëhet bastion i PD-së për 20 vite. Më pëlqen shprehja: “Ndryshimi i botës vjen nga unë” dhe unë këtë po bëj.

Pyetje: Cili është mesazhi që u përcjell Anjeze nënave te reja, grave dhe vajzave që duan të angazhohen në vendimmarrje?

E frymëzuar nga një libër, i cili titullohet “Sekreti i jetës” i Rhonda Burn, të cilin ia rekomandoj të gjitha vajzave e grave. Them: Ne jemi vepër e mendimeve tona. Besimi në Zot dhe në vetvete janë dy hapa të mëdhenj e të sigurtë njëkohësisht drejt suksesit. Mos u dorëzoni, e mos u demoralizoni sa herë që jeta nxjerr pengesa gjatë rrugës suaj, nuk mund t’a ndjesh shijen e fitores nese nuk plagosesh gjatë rruges. Ne nuk mund të ndalemi sa herë që qentë lehin rrugës, përndryshe nuk shkojmë larg. Zoti është tregu shumë bujar kur ka krijuar femrën, sepse i dha shansin e mrekullueshem me u bë nënë, më e ndje gjallë frutin tënd, e me e ushqy me gjak, me i dhanë jetën, me e rritë, me luftu për të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›