Hynë ilegalisht nga Greqia, ndalohen 4 algjerianë

Ndalohen 4 shtetas algjerianë, të cilët kishin hyrë nga Greqia ilegalisht në territorin shqiptar. Në një operacion të specialistëve të seksionit kundër trafiqeve të paligjshme, gjatë një kontrolli në autobusin me targa Sr 6546 B, të linjës Sarandë-Tiranë u bë i mundur dhe ndalimi i katër të huajve. Sipas policisë shtetasit algjerianë nuk kishin dokumentacionet përkatëse dhe kishin hyrë ilegalisht nga Greqia, ndërsa nuk dihet nëse destinacioni përfundimtar ka qenë Shqipëria apo ishte thjesht vend tranzit për tu drejtuar drejt një tjetër shteti.