Korrupsioni, dënohet me 3 vite burg ish-drejtori i burgut Rrogozhinë
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka marrë sot vendimin për të dënuar me 3 vite burg ish-drejtorin e burgut Rrogozhinë, Pajtim Murjan, i cili në bashkëpunim me persona të tjerë i jepte leje të burgosurve në këmbim të shumës 500 euro.
Përvec viteve të burgut, gjykata e ka dënuar atë edhe me 7 mln lekë gjobë
Ndërsa Naim Maçi, që lunte rolin e sekserit është dënuar me 1 vit burg dhe 4 milion lekë gjobë. Sekseri tjetër, Fatos Gosa u dënua me 2 vite e 6 muaj burg, e 7 mln lekë gjobë.
Për ish- drejtorin e burgut, Pajtim Murja, Prokuroria kërkoi që ai të dënohej me 5 vjet burg e 10 milion lekë gjobë, ndërsa për sekserët dënime më të lehta.
Ish- drejtori i burgut të Rrogozhinës, Pajtim Murja, u arrestua verën e kaluar, nga njësia Anti Korrupsion, në Prokurorinë e Durrësit. Arrestimi i tij dhe i disa shtetasve të tjerë, u bë pasi Prokuroria e Durrësit kishte siguruar prova bindëse ku, Murja shfaqej duke u kërkuar nga 500 euro, në këmbim të dhënies pesë ditë leje shtetasve që vuanin dënimin në burgun e Rrogozhinës. Ish- drejtori i burgut të Rrogozhinës shfrytëzonte hapësirën ligjore që u njeh të drejtë ligjore për marrjen e lejes nga vendi i vuajtjes së dënimit, por duke e shfrytëzuar këtë hapësirë në formë ryshfeti.
Gjykata e Durrësit, pasi të akuzuarit u arrestuan në muajin gusht të një viti më parë, caktoi masë sigurimi "arrest shtëpie” për të akuzuarit, dhe pas përfundimit të hetimeve, shtetasit e sipërpëmendur do të kryejnë dënimin në burgun e Sigurisë së Lartë të Peqinit. Ata akuzohen për "korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike", dhe "shpërdorimi i detyrës, i kryer në bashkëpunim".(ma.ar/BalkanWeb)