E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyrja falas. Festë kombëtare!

Në kuadër të festimeve me rastin e "Ditës së Lumturimit të Nënë Terezës", më datë 19 tetor, institucionet kulturore artistike në Tiranë kanë planifikuar organizimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve kushtuar ditës "Shën Tereza e shqiptarëve". Kështu, Teatri Kombëtar do të shfaqë premierën "Banorët e Katit V", vepër e dramaturgut shqiptar Kin Dushi, vënë në skenë nga regjisorja Sonila Kapedani. Hyrja do të jetë e lirë për publikun. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit do të organizojë në paraditen e kësaj dite një koncert me pjesë të zgjedhura klasike në hollin qendror të institucionit. Në mbrëmje do të vijohet me premierën e operës "Porgy and Bess". Arkivi Qendror i Filmit do të organizojë shfaqjen e dy filmave dokumentarë. Galeria Kombëtare e Arteve do të jetë e hapur dhe me orar të zgjatur, në mënyrë që publiku të mund të vizitojë të gjitha ambientet e galerisë pa biletë. Qendra Kombëtare Kulturore e Fëmijëve do të ketë gjithashtu programin e saj në këtë ditë, për fëmijët, të cilët do të realizojnë një sërë aktivitetesh kushtuar figurës së Nënë Terezës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›