Hyrja në Eurozonë, qëllimi strategjik i Bullgarisë

"Hyrja e Bullgarisë në Eurozonë do të pakësojë interesat e kredive, do të stabilizojë sistemin bankar, do të stimulojë shkëmbimin tregtar", ka thënë kryeministri Bojko Borisov në një takim me temë "Eurozona, qëllimi strategjik kombëtar i Bullgarisë". Në këtë takim merrnin pjesë edhe ekipi ekonomik i qeverisë, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe përfaqësues të Dhomës Tregtare Amerikane në Bullgari.
"Aktiviteti i është kushtuar dëshirës së vendit tonë të hyjë në Eurozonë dhe përpjekjeve që bëhen në këtë drejtim. Bullgaria është i vetmi vend në regjion, cilit agjencia ndërkombëtare "Sdandard&Poor's" i rriti normimin e kredisë", tha kryeministri Bojko Borisov dhe shtoi se për sa i përket treguesit për deficitin buxhetor, pak vende e respektuan vendimin e BE-së dhe ato që nuk arritën, tani durojnë sanksione.
"Pse deficiti buxhetor deri në 3% ishte i rëndësishëm për vendin tonë? Në vend të parë për shkak të qëllimeve tona strategjike, dhe pikërisht - hyrja në Eurozonë", tha gjatë takimit kryeministri.