E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel:Ekonomia në 2010 mund të përkeqësohet

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka tërhequr vërejtjen se ekonomia gjermane gjatë vitit 2010 ka më shumë gjasa të përkeqësohet se sa të përmirësohet.
Në fjalimin tradicional të Vitit të Ri Merkel tha se qeveria e saj do të bëjë çfarë është e mundur për të hapur vende të reja pune si dhe për të mbrojtur ato ekzistuese.
Merkel theksoi se Gjermania do të miratojë ligje të reja financiare, që synojnë "parandalimin në kohë të veprimeve të papërgjegjshme". Gjermania është ekonomia më e madhe në Evropë dhe e treta në botë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›