Hyrja në Kosovë, Ivanoviç: Nuk do të marrim kurrë leje
Beograd-Oliver Ivanoviç sekretar shtetëror në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në Serbi, ka deklaruar se kurrë nuk do të kërkojmë leje për të hyrë në Kosovë nga pushteti kosovar dhe nga askush tjetër. “Në mënyrë protokollare do të kërkojmë përcjellje, për shkak se Kosova është territor i pasigurt për të gjithë, e posaçërisht për përfaqësuesit serbë. Për ne nuk ka asnjë dilemë, funksionarët tanë shtetëror shkojnë dhe do të shkojnë në Kosovë”-tha Ivanoviç për "Veçernje Novosti". Për sa i përket një ndalimi të mundshëm të autoriteteve kosovare për mos lejimin e zyrtarëve serbë, Ivanoviç tha më tej se deri më tani nuk kishte pasur probleme.
“Ministria e drejton kërkesën në zyrën e UNMIK-ut në Beograd, pasi që UNMIK-u deri më tash e ka pasur njësinë e veçantë për shoqërimin e fytyrave publike. Megjithatë, tash UNMIK-u përfaqësohet nga një numër shumë më i vogël (i personelit), dhe mendoj se do të kërkojë ndihmë nga EULEX. Mirëpo e rëndësishme për ne është që bashkëbiseduesi unë të jetë UNMIK-u ose EULEX-i”-tha ai, duke iu përgjigjur pyetjes se kujt i drejtohen kërkesat për të siguruar Ivanoviçin dhe zyrtarët e tjerë serbë.