E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyrja në MSA, Çekia: Kemi besim se do ecni përpara

Në ditën e hyrjes në fuqi të MSA Shqipëri- BE, ambasadorja Çeke përgëzon vendin tonë për ecurinë e deritanishme. Vendi që mban presidencën e radhës në BE, shpreh besimin për ecurinë e mëtejshme të reformave që do e afrojnë Shqipërinë me Europën. 

TIRANE- Edhe Çeki, vendi i cili mban presidencën e radhës në Bashkimin Europian përshend hyrjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ambasadore çeke në Tiranë Marketa Fialkova, e pyetur nga “Neës24” në ditën e hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje shpreh besimin se Shqipëria do tia dalë të ecë fortë me reformat deri në antërësimin e plotë.

“Përgëzoj Shqipërinë për këtë ditë të shënuar. Hyrja në fuqi e MSA-së për Shqipërinë është një ditë e madhe ndaj dhe presidenca Çeke ju përgëzon për këtë. Unë besoj se vendi juaj do të ecë përpara me reformat. Gjatë një viti e gjysëm këtu kam vënë re një dinamizëm të ndryshimeve, reformave nga ana e Shqipërisë dhe për këtë ju adhurojë. Jam bindur gjithashtu se sido që të shkojnë zgjedhjet këto reforma do të shkojnë përpara”- tha Fialkova.

Ambasadoria Fialkova, shprehet se gjithashtu me hyrjen në NATO Shqipëria jep një garanci më shumë për investitorët e huaj dhe kjo sipas saj është e rëndësishme edhe për Bashkimin Europian. dy ditë më parë ambasadoria çeke tha se Shqipëria është e lirë të aplikojë kur të dojë për statusin e vendit kandidat, ndërsa vetë komisioneri i zgjerimit Olli Rehn sugjeroi që ky hap të bëhej pas zgjedhjeve të qershorit.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›