Aut. Konkurencës: Do hetojmë sektorët e ekonomisë
Autoriteti i Konkurrencës do të hetojë gjatë këtij viti sektorët kryesorë të ekonomisë. Drejtuesit e këtij institucioni kanë deklaruar në komisionin parlamentar të ekonomisë se do të synohet mbrojtja e konsumatorëve.
TIRANE- Gjatë këtij viti Autoriteti i Konkurencës do të kryej hetime të thelluara në sektorët kryesorë të ekonomisë me qëllim ruajtjen e konkurencës së ndershme mes kompanive dhe mbrojtjen e konsumatorëve. Drejtuesit e këtij institucioni kanë raportuar në komisionin parlamentarë të ekonomisë, lidhur me analizën e punës për vitin 2008. Gjatë kësaj periudhe Autoriteti i Konkurencës kreu hetime për sektorin e energjisë elektrike, tregun e karburanteve atë të telefonisë dhe miellit. Në bazë të këtyre hetimeve shuma e penaliteteve të vendosura është afërsisht 100 milion lekë në total dhe të gjitha procedurat aktualisht ndodhen në gjykatë. Drejtuesit e Autoritetit të Konkurencës bëjnë të ditur se së shpejti do të bëhen publike rezultatet përfundimtare të hetimit të tregut të karburanteve. Masat që do të rekomandohen pritet të çojnë në një ulje të çmimeve në tregun e shitjes me pakicë. (a.r/news24/balkanweb)