Hyrremi e “refuzon Sulltanin”

Meryem Uzerli, e cila u bë e famshme duke luajtur Hyremin tek seriali ‘Sulejmani i Madhërishëm’ aktualisht është duke u trajtuar për depresion. Prodhuesit e “Sulejmanit i Madhërishëm”, i kanë dërguar një mesazh aktores se duhet që t’i kthehet punës, por bukuroshja turke, e cila është aktualisht në Gjermani thotë se më e rëndësishme është që së pari të shërohet.
“Para së gjithash, miqtë e mi të dashur, më lejoni të them se ndihem tmerrësisht keq që po ju lajmërohem tek tani, por sot është dita e parë që unë po ndjehem më mirë. Në aspektin e trajtimit, pjesa më e vështirë është prapa meje” ka shkruar Meryem në llogarinë e saj Twitter, duke iu referuar fansave të saj.
Ajo shtoi se po relaksohet duke shëtitur me kafshët e saja shtëpiake, dhe falënderoi të gjithë ata që nuk e kanë gjykuar.
“Depresionin dhe qëndrimin në spital po e shikoj vetëm si një fazë në jetën time. Megjithatë, ne të gjithë jemi qenie njerëzore dhe kemi uljet dhe ngritjet tona. Shpresoj se pas shërimit do të jem shumë më e fortë. Tani më e rëndësishmja është që jam ende gjallë”, shkroi Hurem.
Përndryshe, njerëzit që kanë punuar me të thonë se nuk kanë parë shenja të depresionit tek aktorja e re, duke shtuar se me të gjithë ajo ia kalonte shumë mirë./Indeksonline/