E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hysa: Barrikadat të patolerueshme

Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë për ndarjen e 900 mijë eurove për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në Kroin e Vitakut, serbët kanë vënë barrikadë për të bllokuar drejtpërdrejt lëvizjen e qytetarëve.

Koordinatori për implementin e strategjisë për veriun, Ylber Hysa ka thënë për Kosovapress se një veprim i tillë është i patolerueshëm.

Ai bëri këtë deklaratë ditën e premte gjatë vizitës së tij në Kroin e Vitakut.

Sipas tij, serbët deri tani kanë propaganduar se janë duke bllokuar rrugët kundër qarkullimit të KFOR-it dhe EULEX-it, por tani kjo barrikadë është për të bllokuar bashkëqytetarët e tyre me qëllim të mos lejimit të rindërtimit të shtëpive të djegura gjatë luftës, si dhe për pengim të rregullimit të infrastrukturës së kësaj lagjeje.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›