E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona do të dominonte edhe si Kombëtare

Selektori i Argjentinës, Alejandro Sabella beson se Barcelona sërish do të dominonte edhe nëse do të merrnin pjesë në ndonjë garë ndërkombëtare. Gjiganti katalan fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve më 2010-11 ndërsa filloi sezonin e ri duke shtuar Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Evropës në kabinetin e saj të trofeve.

Përveç dominimit në shkallën e klubeve, Sabella thotë se Barcelona do të triumfonte edhe nëse do të ndeshej me ekipe Kombëtare.

“Nëse i leni ata të veshin fanellën e cilitdo ekip Kombëtar, ata sërish do të ishin ekipi më i mirë”, tha Sabella gjatë një konference për shtyp.

Barcelona ka një numër të madh të reprezentuesve spanjoll por ylli i padiskutueshëm i gjigantit nga Nou Camp është Lionel Messi dhe Sabella e lavdëroi kapitenin e tij.

“Ka lloje të ndryshme të liderëve. Lionel është lideri ynë në bazë të kualiteteve të tij si futbollist. Ai kurrë nuk zhvillon një ndeshje të dobët dhe të gjithë bashkëlojtarët e tij kanë respekt për të. Ai është zhvilluar shumë në vitet e fundit dhe bartja e shiritit të kapitenit do ti ndihmon të zhvillohet edhe më tepër”, përfundoi Sabella.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›