VRAPIMI NË ‘BAGLA’

E dyta me një vazhdimësi të abuzimeve me adresë të vjetër, duke eliminuar konkurrencën dhe konkurset vjetore, me aksent të veçantë në ‘Kosova Film’, i cili shpërdoronte me buxhet publik dhe me aktorë, shumë shpesh në emër të një institucioni në falimentim të vazhdueshëm.
Para disa ditëve lexova se z. Kamuran Goranci është caktuar në krye të komisionit për ndryshimin e ligjit kinematografik! Paramendoni! Një njeri i cili është një nga emrat përgjegjës për despotizëm, manipulime, korrupsion e degradim kinematografik në rrafshin institucional (Ministri e Kulturës) në shumë këto vite, tash do të udhëheq reformat! Z. Kamuran Goranci tash do të kërkojë që ligji i vjetër të ndryshohet duke na përkujtuar se ai i vjetëri kishte shumë mangësi!
Po a mund të na thuash z. Kamuran Goranci se cili ishte kontributi yt në këtë drejtim? A ke marrë pjesë ndonjëherë në debat kinematografik në mënyrë aktive gjithë këto vite? A ishe vetëm një orë te ‘veni’ më thuaj të lutem? Versioni final i Ligjit për Kinematografi, i cili nuk është debatuar (për ndryshim nga draftet iniciale të debatuara në Kuvend) por zyrtarizuar nga partnerët e Kamuran Gorancit në Ministri Kulture dhe Qendër Kinematografike edhe sot është model i cunguar, kontradiktor dhe më i rrudhur se të gjitha draftet e debatuara publikisht.
Kjo përbërje e komisionit për ndryshime ligji, sot duhet të ndryshojë në mënyrë përmbajtjesore ndërsa ‘vendimet’ e dy mbledhjeve të saj duhen të rishikohen. Ligji për kinematografi paraqet domosdoshmëri pa të cilën nuk mund të zhvillohet kinematografia kosovare në ditët e sotme moderne. Pa një sistem kinematografik të kompletuar nuk mund të zgjidhet kaosi i trashëguar nga realizmi socialist dhe etapat postkonfliktuoze. Vetëm me respektimin e rregullave dhe ligjeve mund të sigurohet prosperiteti i kinematografisë sonë kombëtare.
Në sistemin logjik të lëvizjeve kjo nuk do të thotë manipulime, spekulime në emër të interesit kinematografik. Në sistemin logjik të lëvizjeve kjo nuk do të thotë korrupsion dhe mentalitet primitiv. Në sistemin logjik të lëvizjeve kjo nuk do të thotë një komision me personalitete tek të cilat nuk ekziston progresi e as interesi publik ose vlerat kulturore me ndihmën e të cilave avancohet kultura filmike kombëtare.
Kinematografia është pjesë integrale e kulturës kombëtare pavarësisht nga veprimtaria shumëvjeçare destruktive e klikës të z. Kamuran Goranci. Të gjithë njerëzit të cilët sot veprojnë përjashta një ideali nuk janë në gjendja ta identifikojnë të vërtetën fondamentale.
Këpucët e zeza e të llakosura të Kamuran Gorancit, fatkeqësisht janë të shlyera me bagla dhe kundërmojnë në vazhdimësi, këto këpucë duhen të hiqen e të zëvendësohen me këpucë të reja findak me ndihmën e të cilave kokëlartë do të vrapohet në trotuar.