E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dayton për Kosovën?

!-- END font-resize -->Të tjera nga rubrikaKuçi: Procesi në veri, i vështirë, por i pandalshëmPjesëmarrja qytetare në vendimmarrje, larg standardeve të kërkuaraLëvizja për Bashkim kërkon paratë me gjyqVazhdojmë teknikisht Rexhepi, optimist për vizat

Në kuadër të përpjekjeve për të zgjidhur problemin e Kosovës, Serbia mund të propozojë mbajtjen e një konference ndërkombëtare të tipit të Daytonit, raporton Novosti.

Sipas kësaj gazete ideja po qarkullon jo zyrtarisht në qarqet e qeverisë së Serbisë. Një mundësi të tillë e ka përmendur, në fakt, edhe zv/kryeministri serb Ivica Dacic.

“Më së miri është të organizohet një konferencë ndërkombëtare në të cilën do të hapej tema e ekzistimit të dy Kosovave – një serbe e një shqiptare – dhe se si do të vinim deri tek një kompromis historik”, ka thënë Dacic, transmeton Indeksonline.

Edhe kryeministri Hashim Thaçi ka folur për një “përmbyllje historike të së kaluarës me Serbinë”.

BE-ja nuk e ka ndërmend të nisë dialog pa e dashur palët, por në Beograd ka përkrahje për këtë, kurse ne Prishtinë politika është e ndarë. Gjermania dhe Franca mendohet se do të mund të ishin organizatorë të një konference ndërkombëtare për Kosovën.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›