Wollfarth:Shqiptarët arritën në një shkallë të lartë dinjiteti

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth ka mbyllur sot misionin e tij 3-vjeçar në Shqipëri. Në fjalën e tij të shkurtër, në një pritje të organizuar me këtë rast, Wollfarth shprehu vlerësimin për zgjedhjet e sapo mbyllura, duke theksuar pranimin e rezultatit nga partitë politike.
Ai tha se pavarësisht mosmarrëveshjeve politike, zgjedhjet arritën të realizoheshin me standarde. “Ajo çka më gëzon më shumë, është se e shoh Shqipërinë në një fazë të re, dhe në një shkallë të lartë dinjiteti, dhe kjo gjë më bën të ndihem më mirë”, tha Wollfarth, raporton Panorama.com.
Nga Shqipëria, Wollfarth do të udhëtojë për në Kuvajt, ku do të marrë detyrën e tij të re./Indeksonline/