E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet i riu dyshohet per 7 vjedhje

Policia e Lushnjes pas hetimeve disa mujore ne bashkepunim me policine e Fierit kane bere te mundur zbulimin e autoreve te 7 vjedhjeve te ndodhura ne rrethin e ketij qyteti. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Laert Hoxha 18 vjec ka kryer nje sere vjedhje lokalesh e banesash te kryera ne kohe e vende te ndryshme ne rrethet e Lushnjes e te Fierit ku jane vjedhur pajisje elektronike televizore kompjutere si edhe objekte te tjera. Hoxha keto vjedhje i ka kryer ne bashkepunim me Orgest Bilbili i arrestuar per vrasjen e Gerti Lales si dhe 2 persona te tjere te shpallur ne kerkim. Bashkepunetoret qe jane ne kerkim jane Fation Sina dhe Dane Shurdhi per te cilet vazhdon puna nga strukturat e policise per kapjen e tyre. Laert Hoxha dyshohet se me date 30 mars 2010 ka realizuar vjedhjen e disa stekave me cigare ne nje minimarket ne qytetin e Fierit. Me date 07 gusht 2010 ai ka realizuar 2 vjedhje nje ne fshatin Cerme e Vogel te nje lokali ku ka marre nje televizor dhe nje tjeter ne fshatin Kashte-Bardhe ku ka vjedhur ne pike interneti 7 kompjutere. Po ne muajin gusht kane ne bashkepunim me Fation Sinen nje lokal ne Divjake ku eshte vjedhur nje televizor plazme. Ndersa ne muajt shtator-tetor po ky grup dyshohet se ka realizuar vjedhjen e dy lokaleve e te nje banese ne Lushnje nga ku kane marre 6 televizore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›