E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni – Ban Ki-moonit: Të zëvendësohet rezoluta 1244

Kërkesën e tij Ministri i Jashtëm i Kosovës e argumentoi me ndryshimin rrënjësor të rrethanave pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ministia e Jashtme e Kosovës njofton se Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki-mun, ka thënë se zëvendësimi i rezolutës është çështje e Këshillit të Sigurimit, i cili dhe e ka vendosur.

Hyseni i ka ripërsëritur shefit të OKB-së se qëllimi final i shtetit të tij është anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›