E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin, mbytetnë lumë 25-vjecariitalian

KURBIN- Një shtetas italian është mbytur teksa lahej në lumin Mat në afërsi të fshatit Skuraj, në Kurbin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot, ndërsa policia sqaron se 25-vjecari shoqërohej nga shokët në momentet kur edhe është mbytur.

Sipas policisë, i riu me origjinë italiane kishte udhëtuar sot nga Tirana drejt Kurbinit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e mbytjes së tij. Nga të dhënat e parë mësohet se miqtë e të riut kanë dhënë alarmin për mbytjen e tij 2-3 minuta pasi 25-vjecari Andrea Ruatola është zhytur në lum.

Flitet për një vdekje aksidentale, por banorët e zonës tregojnë se në atë pjesë të lumit nuk mungojnë edhe kafshët nënujore. Trupi i të riut është dërguar menjëherë në morgun e Lacit, ku pritet ti nënshtrohet edhe ekspertizës mjeko-ligjore.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›